Freitag, 15. September 2006
Kosovë
I kuq, i kaltër,
i verdhë, i zi,
kapërthim ngjyrash,
njollë në bardhësi.

Kuq, kaltër,
verdh e zi,
re ngjyrash,
amulli.

Në shtëpinë time
djaj me bisht
e me brirë
kanë hyrë.

Acar,
trishtim.
Në horizontin tim
muzgjet e zymta
kryqëzojnë
diellin në agim.

Ngricë…
Trishtim,
gjaku mpikset
në damarët e mi.

Por,
midis resh
si vegim
një rreze
shndrit e nxeh,
në agim
këndellet dielli
edhe nis
e shpërndan re.

Kosovë,
shpërgjumu!
Amulli më mos duro!
Mbështetu
në krahë trimash,
si shqiponjë,
fluturo, fluturo!

Bernë, tetor 1996

... comment