Freitag, 15. September 2006
Të lumtë bir!
avni, 14:59h
Mbrëmë kalova natën
në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më vuri në gjumë
zëri i nënës:
«Fli bir!»
Mëngjesi më çeli
në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më shkriu
pyetja e nënës:
«A fjete bir?»
Në shtëpinë e vjetër
e hëngra mëngjesin.
Sa mirë!
Më dha oreks
urimi i nënës:
«Të bëftë mirë!»
Në shtëpinë e vjetër,
rrobat e punës i vesha.
Sa mirë!
Më forcuan
fjalët e nënës:
«Punë e mbarë bir!»
Në shtëpinë e vjetër
armën në brez e vura.
Sa mirë!
Më trimëroi
përgëzimi i nënës:
«Të lumtë bir!»
Bernë, 16 maj 98
në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më vuri në gjumë
zëri i nënës:
«Fli bir!»
Mëngjesi më çeli
në shtëpinë e vjetër.
Sa mirë!
Më shkriu
pyetja e nënës:
«A fjete bir?»
Në shtëpinë e vjetër
e hëngra mëngjesin.
Sa mirë!
Më dha oreks
urimi i nënës:
«Të bëftë mirë!»
Në shtëpinë e vjetër,
rrobat e punës i vesha.
Sa mirë!
Më forcuan
fjalët e nënës:
«Punë e mbarë bir!»
Në shtëpinë e vjetër
armën në brez e vura.
Sa mirë!
Më trimëroi
përgëzimi i nënës:
«Të lumtë bir!»
Bernë, 16 maj 98
... comment