Freitag, 15. September 2006
Diell lirie
avni, 14:53h
(Komandant Kumanovës)
I dobët vargu im
Për dashurinë Tënde,
- Më e madhe se Kosova.
I pafuqishëm vargu im
Për guximin Tënd,
- Vetëtimë në syrin e trimit.
I zbehtë vargu im,
Për rënien Tënde,
- Krenaria jonë.
Shumë i mekët vargu im
Për fjalët e Tua bubullimë:
Në paça zemër,
Ja ku ma ke
Autdheu im palcështrydhur!
Në paça trimëri,
Ma prano toka ime e përbuzur!
Në paça gjoks,
Mos ma kurse
Populli im përballë stuhive!
Në paça gjak,
O sot, o kurrë, Kosova ime
E etur, e djegur për liri!
Cicërima e zogjve
Ta dehte shpirtin,
Pusho me cicërimën e tyre
Simfoni lirie.
Gurgullima e krojeve
T'i njomte buzët,
Pusho pranë gurgullimës
Së krojeve tona melodi kënge.
Freskia e maleve
Ta ledhatonte ballin,
Pusho në gjirin e maleve tona
Fresk pranvere.
Prehri i nënës,
Ta grishte fëmijërinë,
Pusho në prehrin e nënës Kosovë,
- Diell lirie!
Avni Dehari, Bernë, 9. 11. 1999
I dobët vargu im
Për dashurinë Tënde,
- Më e madhe se Kosova.
I pafuqishëm vargu im
Për guximin Tënd,
- Vetëtimë në syrin e trimit.
I zbehtë vargu im,
Për rënien Tënde,
- Krenaria jonë.
Shumë i mekët vargu im
Për fjalët e Tua bubullimë:
Në paça zemër,
Ja ku ma ke
Autdheu im palcështrydhur!
Në paça trimëri,
Ma prano toka ime e përbuzur!
Në paça gjoks,
Mos ma kurse
Populli im përballë stuhive!
Në paça gjak,
O sot, o kurrë, Kosova ime
E etur, e djegur për liri!
Cicërima e zogjve
Ta dehte shpirtin,
Pusho me cicërimën e tyre
Simfoni lirie.
Gurgullima e krojeve
T'i njomte buzët,
Pusho pranë gurgullimës
Së krojeve tona melodi kënge.
Freskia e maleve
Ta ledhatonte ballin,
Pusho në gjirin e maleve tona
Fresk pranvere.
Prehri i nënës,
Ta grishte fëmijërinë,
Pusho në prehrin e nënës Kosovë,
- Diell lirie!
Avni Dehari, Bernë, 9. 11. 1999
... comment