Freitag, 15. September 2006
Shokut tim
avni, 14:51h
(Kushtuar dëshmorit Xhevat Ajvazit, që vdiq nga pasojat e burgut më 26 maj 1991)
Kreshnikët
Gjerg Elez Ali të quajtën
Se ti dashurinë për këtë tokë,
Se ti nderin e besën,
Se ti trimërinë,
Se ti plagët në trup
Të Gjergjit i kishe.
Plagët e tokës
Shpirtin ta thernin,
Nderi i nëpërkëmbur
Zemrën ta lëndonte,
Andaj thirjen
Për t'iu sulur bajlozit
Me padurim e pritje.
Gjashtë vjet
Nëpër kthinat ku tretej
Lulja e shqiptarisë,
Gjashtë plagë gjak t'i bënë
E ti prapë për sulm gati se gati
Se jeta nuk kishte kuptim
Nën çizmen e rëndë
E nën shpatë xhelati.
Që të na shëroheshin plagët,
Që të lëshonte rreze liria
Për kreshnikët e Gjergjit,
Që për bajlozë mprehnin shpatat
Në muranë u shndërrove
Mu si Gjergj Elez Alia.
(2 maj 1993, Bernë)
Statujë lirie
Agimet e bardha,
Ta matnin hapin me rreze dielli
Në rrugën e shtrurar me yje mëngjesi.
Fjalët – e fundit
Për agun e lirisë i pshtolle si në legjendë.
Guximin – digë
Para vërshimeve të egra ballkanike.
Idealin si në përrallë e thure kurorë,
O statujë lirie me diell në dorë!
Trashëgim
Gruas
Me besnikëri,
krenari,
Dhe mall bashkëshortor
Ia stolise qaforen.
Bijave
Me rreze lirie,
Për nusëri të bardhë
Me dorën atërore
Ua thure kurorën.
E bijve
U le trashëgim
Urti,
Vendosmëri,
Bujari,
Trimëri,
O statujë lirie,
Me diell në gji.
Na ke ftuar
Xhevat,
Ti sot na mblodhe
Në këtë tempull diturie,
Ku për katër vjet
Jemi gatuar
Për rreze drite,
Rreze ardhmërie.
O kometë
Që çave errësirën
Duke ua përplasur në surrat
Djajve flakërimin verbues,
Nuk u durove,
Pa na takuar
Me vitet e dikurshme,
Me vitet e rinisë.
Na ftove që t'i kujtojmë
Katër vjeshta të zymta,
Katër dimra të akullta,
Katër pranvera
Blerimesh nën ngrica.
Katër vera përcëlluese
Frutash të ndaluara.
Ti e di Xhevat,
Katër vjet ditë e natë
I kemi shtrydhur librat,
- Njomësinë e trurit tonë.
Katër vjet e kemi thithur urtinë,
- Freskinë e trupit tonë.
Katër vjet e kemi rrahur
Në farkë fjalën - betimin.
Katër vjet kemi pirë ujë
Në kroin e këtij qyteti
Sfidë për verbimin.
Katër vjet ditë e natë
Jemi ngjeshur me freskinë
E Preshevës që s'njohu nënshtrimin.
Xhevat,
Sot, prapë na ke mbeldhur
Që të freskohemi në kroin
E viteve të shkuara
Dhe për ardhëmrinë si dikur
Të na e kujtosh bekimin.
Unë
Stërgjyshi im
Në betejën e Nishit,
Unë pas tij
Kalorës i Krutanit.
Gjyshi im në luftë
Me sulltanë e me kralë,
Unë shqiponjë dykrerëshe,
Mbi shkrepa malesh.
Babai im
Me pushkë në dorë,
Unë hije e tij.
Gjyshja ime
Natë e ditë në veg,
Unë Odiseja vet.
Motra ime shamizesë,
Unë Gjergj Elez Ali.
Nëna ime
Qyqe në kullë,
Unë Konstandini besëdhënë.
Toka ime
Vullkan i pashuar,
Unë lavë e tij.
Nxënësit e mi
Lule pranvere,
Unë kopshtari
Ndër kopshtarët më të mirë.
Shokët e mi
Me plagë nëpër burgje,
Unë me ta yll i pashuar.
Populli im
Me armë në dorë,
Unë hov fluturimi.
Monolog i dëshmorit
Në shtrëngim dore,
Është fjala ime,
Peng i besës së dhënë,
Betim për liri.
Në gurgullimën e krojeve
Është kënga ime,
Simfoni lirie.
Në jehonën e maleve
Është thirrja ime,
Kushtrim për liri.
Në ngjyrat e ylberit
Është dashuria ime,
Ëndërr për liri.
Në rrezen e diellit
Është ngrohtësia ime,
Mugullim për liri.
Në rrjedhën e lumit
Është vrulli im,
Vërshim për liri.
Në rrugët plot kurthe
Është ecja ime e sigurt
Drejtë cakut - liri.
Në avullin pranveror
Të tokës së lëruar
Jam unë,
Shpresë për liri.
Në trupin e njomë
Jam unë,
Rritë për liri.
Në pikat e shiut
Jam freskia,
Që shuan etjen
E buzëve të plasaritura
Për liri.
Në blerimin pranveror,
Është rinia ime,
Fushë e fluturave
Në liri.
Në bukën e thekur
Është jeta ime,
Jeta e njerëzve të mi,
Që ditë e natë
Gjakojnë lirinë.
Në qiellin e kaltër
Është syri im,
Yll mëngjesi për liri.
Në valën e trazuar të detit
Është mllefi im,
Mospajtim
I jetës nën robëri,
- Revoltë që shkakton
Tërmete për liri.
Në bubullimën e reve
Është goditja ime,
Që hap shtigje për liri.
Në fushat e gjera
Jam lulebuta,
Luleshumëngjyrshja,
Kurorë për liri.
Në pyllin e dendur
Jam hija,
Jam freskia
Që ua përtrin trimave
Fuqinë për liri.
Në zemrën e tokës
Jam unë,
Vullkan i gjallë për liri.
Në krismën e pushkës
Jam unë,
Lajmëtar i fitores,
Lajmëtar i lirisë.
Në vdekje,
Jam pavdekësia,
Frymëzim për liri.
Në plagët e Jusufit,
Kadriut e Bardhoshit,
Në mërgim e atdhe,
U bëra dhembje,
U bëra mllef,
Tufan që shpërthen për liri.
Në këngët dhe krismat
E Rexhepit e Nuhiut
Mu në Kodrën e Trimave,
U bëra qëndresë,
U bëra trimëri,
Këngë kushtrimi për liri.
Në Kodrën e Diellit
Me Afrimin e Fahriun
U bëmë kambanë
Për mëngjeset me diell lirie.
Flijimi
Për shijen
E frutave mjaltë të verës,
Sy i sakmnorit.
Për qerren përplot
Të vjela vjeshtore,
Zemër e shtrydhur e bujkut.
Për ngrohtësinë e zjarrit
Përballë acarit dimëror,
Fatamorganë e fëmijës pa strehë.
Për rrezet ngjyrë ylberi
Në pranverë,
Ëndërr e robit,
Ti fale gjithçka,
Edhe më të shtrenjtën,
Jetën!
Pesha e vdekjes
Kuçedra galuc
Në cepin e buzës
Thurte rrjetë marimangash
Dhe jetën e mbulonte
Me hijen e vdekjes.
Bajlozi ekspozitën
E armëve të përgjakura
Në qerpikun e syrit
Ditë e natë
Na e mbante varë
Që Mollën e Kuqe
As ëndërr
Të mos e shihnim.
Oazat e kullotave
Lëpirë nga shkrumbi,
Nuk mbanin freski.
Lumenjtë e shterur
Në shtratin e kohës,
I rrihnin brigjet
Me valët e etjes.
Në pyllin e përflakur
Avulli e kishte përpirë
Edhe gurgullimën e krojeve.
Për një lugë gjak,
Për një frymëmarrje
Në ajrin e ndotur,
Për një ëndërr
Në çerdhe gjarpërinjsh
Pështirosej jeta.
Me bajlozë e kuçedra
Për freskinë e oazave,
Për vrullin e lumit,
Për gurgullimën e krojeve
Në fushëbetejë u mate
E për t'i dhënë kuptim jetës,
Trimërisht përqafove vdekjen.
Yll lirie
Lugina e Preshevës
Si çdo cep i atdheut
Ankthshëm gulçonte
E rrezja e hënës
Bashkë me yjet
Të shoqëronin
Netëve të gjata
Për ta shprishur
Gjumin e robërisë.
Mirëmëngjeset
Në "Musa Zajm"
Me lulenjomat
Në bankat shkollore,
Kopsht i ardhmërisë,
Të jepnin shpresë,
Guxim e fuqi
Për në dyluftim
Me satanët e robërisë.
Hetimet e kërcënimet
Pasditeve në UDB
Nuk të pengonin
Ta goditje errësirën
Me shigjetë mu në zemër
Vetëm për një përqafim
Me agimin e lirisë.
Ngujimin pas grilave,
Ku shuhej zëri,
Torturat e egra,
Që të shterej fuqia,
Izolimin e tmerrshëm
Në terrin e birucës,
Që verbimi të ndiqte
Përjetë si hije,
Bashkë me satanët
Kurthavënës
I mposhte me prëflakje
Në yll lirie.
Te varri i dëshmorit
Te varri i dëshmorit,
Aty, në Bilaç,
Rrezet e hënës
Përflaken në prarim.
Yjet,
Aty, prore,
Shpërlajnë vezullimin
Për ndriçim.
Njerëzit e fisit,
Aty, njomen
Me krenari,
Besë e trimëri.
Nxënësit,
Aty, dëgjojnë
Ligjëratat për liri.
Shokët,
Aty, me diell lirie
Projektojnë të ardhmen.
Luftëtari,
Aty, ngjesh armët
Dhe betohet për liri.
Zvarranikët,
Aty, humbin rrëshqitjen.
Armiqve e tradhtarëve,
Aty, leqet e këmbëve
Ua rrah Cunami.
Avni Dehari, Prishtinë, 16. 2. 2005
Kreshnikët
Gjerg Elez Ali të quajtën
Se ti dashurinë për këtë tokë,
Se ti nderin e besën,
Se ti trimërinë,
Se ti plagët në trup
Të Gjergjit i kishe.
Plagët e tokës
Shpirtin ta thernin,
Nderi i nëpërkëmbur
Zemrën ta lëndonte,
Andaj thirjen
Për t'iu sulur bajlozit
Me padurim e pritje.
Gjashtë vjet
Nëpër kthinat ku tretej
Lulja e shqiptarisë,
Gjashtë plagë gjak t'i bënë
E ti prapë për sulm gati se gati
Se jeta nuk kishte kuptim
Nën çizmen e rëndë
E nën shpatë xhelati.
Që të na shëroheshin plagët,
Që të lëshonte rreze liria
Për kreshnikët e Gjergjit,
Që për bajlozë mprehnin shpatat
Në muranë u shndërrove
Mu si Gjergj Elez Alia.
(2 maj 1993, Bernë)
Statujë lirie
Agimet e bardha,
Ta matnin hapin me rreze dielli
Në rrugën e shtrurar me yje mëngjesi.
Fjalët – e fundit
Për agun e lirisë i pshtolle si në legjendë.
Guximin – digë
Para vërshimeve të egra ballkanike.
Idealin si në përrallë e thure kurorë,
O statujë lirie me diell në dorë!
Trashëgim
Gruas
Me besnikëri,
krenari,
Dhe mall bashkëshortor
Ia stolise qaforen.
Bijave
Me rreze lirie,
Për nusëri të bardhë
Me dorën atërore
Ua thure kurorën.
E bijve
U le trashëgim
Urti,
Vendosmëri,
Bujari,
Trimëri,
O statujë lirie,
Me diell në gji.
Na ke ftuar
Xhevat,
Ti sot na mblodhe
Në këtë tempull diturie,
Ku për katër vjet
Jemi gatuar
Për rreze drite,
Rreze ardhmërie.
O kometë
Që çave errësirën
Duke ua përplasur në surrat
Djajve flakërimin verbues,
Nuk u durove,
Pa na takuar
Me vitet e dikurshme,
Me vitet e rinisë.
Na ftove që t'i kujtojmë
Katër vjeshta të zymta,
Katër dimra të akullta,
Katër pranvera
Blerimesh nën ngrica.
Katër vera përcëlluese
Frutash të ndaluara.
Ti e di Xhevat,
Katër vjet ditë e natë
I kemi shtrydhur librat,
- Njomësinë e trurit tonë.
Katër vjet e kemi thithur urtinë,
- Freskinë e trupit tonë.
Katër vjet e kemi rrahur
Në farkë fjalën - betimin.
Katër vjet kemi pirë ujë
Në kroin e këtij qyteti
Sfidë për verbimin.
Katër vjet ditë e natë
Jemi ngjeshur me freskinë
E Preshevës që s'njohu nënshtrimin.
Xhevat,
Sot, prapë na ke mbeldhur
Që të freskohemi në kroin
E viteve të shkuara
Dhe për ardhëmrinë si dikur
Të na e kujtosh bekimin.
Unë
Stërgjyshi im
Në betejën e Nishit,
Unë pas tij
Kalorës i Krutanit.
Gjyshi im në luftë
Me sulltanë e me kralë,
Unë shqiponjë dykrerëshe,
Mbi shkrepa malesh.
Babai im
Me pushkë në dorë,
Unë hije e tij.
Gjyshja ime
Natë e ditë në veg,
Unë Odiseja vet.
Motra ime shamizesë,
Unë Gjergj Elez Ali.
Nëna ime
Qyqe në kullë,
Unë Konstandini besëdhënë.
Toka ime
Vullkan i pashuar,
Unë lavë e tij.
Nxënësit e mi
Lule pranvere,
Unë kopshtari
Ndër kopshtarët më të mirë.
Shokët e mi
Me plagë nëpër burgje,
Unë me ta yll i pashuar.
Populli im
Me armë në dorë,
Unë hov fluturimi.
Monolog i dëshmorit
Në shtrëngim dore,
Është fjala ime,
Peng i besës së dhënë,
Betim për liri.
Në gurgullimën e krojeve
Është kënga ime,
Simfoni lirie.
Në jehonën e maleve
Është thirrja ime,
Kushtrim për liri.
Në ngjyrat e ylberit
Është dashuria ime,
Ëndërr për liri.
Në rrezen e diellit
Është ngrohtësia ime,
Mugullim për liri.
Në rrjedhën e lumit
Është vrulli im,
Vërshim për liri.
Në rrugët plot kurthe
Është ecja ime e sigurt
Drejtë cakut - liri.
Në avullin pranveror
Të tokës së lëruar
Jam unë,
Shpresë për liri.
Në trupin e njomë
Jam unë,
Rritë për liri.
Në pikat e shiut
Jam freskia,
Që shuan etjen
E buzëve të plasaritura
Për liri.
Në blerimin pranveror,
Është rinia ime,
Fushë e fluturave
Në liri.
Në bukën e thekur
Është jeta ime,
Jeta e njerëzve të mi,
Që ditë e natë
Gjakojnë lirinë.
Në qiellin e kaltër
Është syri im,
Yll mëngjesi për liri.
Në valën e trazuar të detit
Është mllefi im,
Mospajtim
I jetës nën robëri,
- Revoltë që shkakton
Tërmete për liri.
Në bubullimën e reve
Është goditja ime,
Që hap shtigje për liri.
Në fushat e gjera
Jam lulebuta,
Luleshumëngjyrshja,
Kurorë për liri.
Në pyllin e dendur
Jam hija,
Jam freskia
Që ua përtrin trimave
Fuqinë për liri.
Në zemrën e tokës
Jam unë,
Vullkan i gjallë për liri.
Në krismën e pushkës
Jam unë,
Lajmëtar i fitores,
Lajmëtar i lirisë.
Në vdekje,
Jam pavdekësia,
Frymëzim për liri.
Në plagët e Jusufit,
Kadriut e Bardhoshit,
Në mërgim e atdhe,
U bëra dhembje,
U bëra mllef,
Tufan që shpërthen për liri.
Në këngët dhe krismat
E Rexhepit e Nuhiut
Mu në Kodrën e Trimave,
U bëra qëndresë,
U bëra trimëri,
Këngë kushtrimi për liri.
Në Kodrën e Diellit
Me Afrimin e Fahriun
U bëmë kambanë
Për mëngjeset me diell lirie.
Flijimi
Për shijen
E frutave mjaltë të verës,
Sy i sakmnorit.
Për qerren përplot
Të vjela vjeshtore,
Zemër e shtrydhur e bujkut.
Për ngrohtësinë e zjarrit
Përballë acarit dimëror,
Fatamorganë e fëmijës pa strehë.
Për rrezet ngjyrë ylberi
Në pranverë,
Ëndërr e robit,
Ti fale gjithçka,
Edhe më të shtrenjtën,
Jetën!
Pesha e vdekjes
Kuçedra galuc
Në cepin e buzës
Thurte rrjetë marimangash
Dhe jetën e mbulonte
Me hijen e vdekjes.
Bajlozi ekspozitën
E armëve të përgjakura
Në qerpikun e syrit
Ditë e natë
Na e mbante varë
Që Mollën e Kuqe
As ëndërr
Të mos e shihnim.
Oazat e kullotave
Lëpirë nga shkrumbi,
Nuk mbanin freski.
Lumenjtë e shterur
Në shtratin e kohës,
I rrihnin brigjet
Me valët e etjes.
Në pyllin e përflakur
Avulli e kishte përpirë
Edhe gurgullimën e krojeve.
Për një lugë gjak,
Për një frymëmarrje
Në ajrin e ndotur,
Për një ëndërr
Në çerdhe gjarpërinjsh
Pështirosej jeta.
Me bajlozë e kuçedra
Për freskinë e oazave,
Për vrullin e lumit,
Për gurgullimën e krojeve
Në fushëbetejë u mate
E për t'i dhënë kuptim jetës,
Trimërisht përqafove vdekjen.
Yll lirie
Lugina e Preshevës
Si çdo cep i atdheut
Ankthshëm gulçonte
E rrezja e hënës
Bashkë me yjet
Të shoqëronin
Netëve të gjata
Për ta shprishur
Gjumin e robërisë.
Mirëmëngjeset
Në "Musa Zajm"
Me lulenjomat
Në bankat shkollore,
Kopsht i ardhmërisë,
Të jepnin shpresë,
Guxim e fuqi
Për në dyluftim
Me satanët e robërisë.
Hetimet e kërcënimet
Pasditeve në UDB
Nuk të pengonin
Ta goditje errësirën
Me shigjetë mu në zemër
Vetëm për një përqafim
Me agimin e lirisë.
Ngujimin pas grilave,
Ku shuhej zëri,
Torturat e egra,
Që të shterej fuqia,
Izolimin e tmerrshëm
Në terrin e birucës,
Që verbimi të ndiqte
Përjetë si hije,
Bashkë me satanët
Kurthavënës
I mposhte me prëflakje
Në yll lirie.
Te varri i dëshmorit
Te varri i dëshmorit,
Aty, në Bilaç,
Rrezet e hënës
Përflaken në prarim.
Yjet,
Aty, prore,
Shpërlajnë vezullimin
Për ndriçim.
Njerëzit e fisit,
Aty, njomen
Me krenari,
Besë e trimëri.
Nxënësit,
Aty, dëgjojnë
Ligjëratat për liri.
Shokët,
Aty, me diell lirie
Projektojnë të ardhmen.
Luftëtari,
Aty, ngjesh armët
Dhe betohet për liri.
Zvarranikët,
Aty, humbin rrëshqitjen.
Armiqve e tradhtarëve,
Aty, leqet e këmbëve
Ua rrah Cunami.
Avni Dehari, Prishtinë, 16. 2. 2005
... comment