Donnerstag, 14. September 2006
Të mirët janë vrarë në luftë
avni, 12:58h
Të mirët janë vrarë në luftë, ndërsa të këqijtë …!
Më ftuan në një gazmend te axha i gruas sime. Dhoma, në të cilën tymi i duhanit shkonte shtëllungë-shtëllungë, ishte mbushur plot me burra. I përshëndeta dhe zura vendin që ma caktuan. Meqë jo më pak se njëzet vjet kam qëndruar larg vendlindjes, përpos njerëzve të shtëpisë, të pranishmit e tjerë nuk i njihja. Një burrë, që dukej se i kishte afër gjashtëdhjetë vjet po i printe bisedës, boshti i së cilës ishte ndihma dhe roli faktorit ndërkombëtar. "A-a, ndihma është më se e nevojshme", - theksoi një burrë me zë të trashë. "Pa të ndihmuar të tjerët, vështirë e ke me ia dalë në krye"- plotësoi një tjetër, që nuk e kisha shumë larg.
- Ndihma është e mirë, po duhet ta meritosh, - shtoi një shkurtak i hajthëm. - Nuk e shihni se sa në gjendje të keqe janë pjesëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve?
- E-e-e-po si ta bësh vendin. Të mirët janë vrarë në luftë, ndërsa të gjithë këta që kanë mbetur gjallë janë të këqij, - ia lidhi kryet bisedës një zgjatell që kishte zënë vend pranë burrit gjashtëdhjetëvjeçar që e mbante gjallë muhabetin.
Një “po, po" – si një rrapëllimë e thatë shteri në gojën e disa të pranishmive që s'donin as të kundërshtonin, as ta zgjatnin më shumë këtë bisedë me qëllim që të mos e shndërronin në zënka politike atë gazmendi familjar.
Dhomën e kaploi heshtja. Reja e tymit të cigareve, që t'i digjte sytë e ta rëndonte frymëmarrjen, sikur u dendësua e u rëndua më tepër. Pohimi se të gjithë pjesëmarrësit e luftës që kanë mbetur gjallë janë të këqij ma rëqethi trupin. Edhe Adem Jashari, po të ishte gjallë, mendova me vete, nga këta tipa, do të cilësohej i keq. Vendosa të kundërshtoj.
- Nëse më lejohet, do të them edhe unë diçka, - e theva qetësinë.
- Pse jo, - ma ktheu ai që pohonte se kanë mbetur gjallë vetëm të këqijtë, ndërsa të gjithë të mirët janë vrarë në luftë.
- Është mirë të të ndihmojnë të tjerët. Pa miq e pa shokë s'bëhet gjë, -i mbështeta mendimet e folësve paraprakë. Një gjë sikur nuk shkon këtu: me një anë kërkojmë ndihmën nga të tjerët, ndërsa në anën tjetër themi se jemi të këqij. Të keqin askush nuk e ndihmon. Djalë po ta kesh nuk e ndihmon. "Ik se je i keq", - i thua. Vëlla po ta kesh, nuk e ndihmon. "Thyej qafën, se je i keq", - i thua.
Të pranishmit, të befasuar nga ndërhyrja ime, sikur pyesnin njëri-tjetrin: "E ku do të dalë tani ky!?”
- Cili nga ju, - e vazhdova përsëri fjalën, - më tregon se si kanë pasur mundësi serbët, në front të luftës, t'u thonë shqiptarëve të kqij, që na paskan mbetur gjallë: "Ruajuni ju, se dua t'i vras vetëm të mirët". As në birucat e burgut, ku njerëzit janë me numra e me dosje personale, që siten e stërsiten nga profesionistë të sigurimit, nuk ka mundësi të bëhet një ndarje e tillë e jo më në front të luftës ku palët kundërshtare shikohen në largësi përmes tytës së armës. Njerëzit nuk janë pjepra që me të shtypur të gishtit apo me të marrë erë të ndahen në të pjekur dhe në të papjekur.
- Për këtë pyetje s'ka përgjigje, - ma ktheu njëri, që po më vështronte pak si me habi.
- Përgjigje ka, por unë desha ta dëgjoj nga ju që po pohoni se të gjithë të mirët janë vrarë në luftë, ndërsa të gjithë ata që kanë mbetur gjallë janë të këqij.
- E cila na qenka përgjigja? - mu drejtua ai që e kishte hapur këtë bisedë.
- Përgjigja është e qartë: njollsja e luftës për liri. Pse nuk po thoni se kanë mbetur pa u vrarë edhe të mirë edhe të këqij. Duke i futur të gjithë me një thes, ju po bëni një punë të keqe. Po i mbroni të këqijtë e po i luftoni të mirët. Me dashje apo pa dashje, po çoni ujë në mulli të armikut. Aty ku nuk respektohet e nëpërkëmbet, aty ku njolloset lufta çlirimtare, liria është e brisht. Vendin e saj shumë lehtë mund ta zërë robëria e z buar.
Nëntor, 2003 Avni Dehari

... comment