Donnerstag, 14. September 2006
Ti je ushtar i mirë i Millosheviqit
avni, 12:56h
Ishte nëntor i vitit 91.
Në Shoqatën Kuturore "Pjetër Bogdani" në Biel, ku e shtypnim "Zërin e Kosovës" dhe libra të ndryshëm, me poezi, prozë, politikë e publicistikë etj. erdhi një letër nga Cyrihu. Sipas saj dikush nga ne të shoqatës mund të merrte pjesë në një kurs për mësimin e gjermanishtes. Kursi organizohej për mësuesit nga ish-Jugosllavia dhe ishte falas.
Meqë kisha nevojë ta mësoja më mirë gjermanishten, shokët më këshilluan që ta shfrytëzoja këtë rast. "Derisa aty po shkruan për mësuesit nga ish-Jugosllavia, sigurisht që do të ketë edhe mësues serbë", - u thashë. "Pyet njëherë." - më këshilluan ata.
E formova numrin dhe pas paraqitjes së zakonshme shtrova pyetjen:
- A ka edhe mësuses serbë në kurs?
Në anën tjetër të telefonit një zë gruaje ma shtroi pyetjen:
- Të pengojnë serbët?
- Jo. Por, ju e dini se në Jugosllavi zhvillohet luftë. Në Kosovë mbretëron gjendje e jashtëzakonshme. Në këto rrethana nuk shoh se ka atmosferë mësimi të ulen së bashku pjesëtarët e dy popujve që janë në gjendje lufte.
- Po me kroatë, sllovenë e boshnjakë mund ta ndjekësh kursin?
- Po.
- Atëherë, jeni të mirëseardhur. Edhe kroatët, sllovenët e boshnjakët nuk kanë pranuar të jenë së bashku me serbët. Për serbet kemi organizuar kurs veçmas.
Kursin që zhvillohej çdo të martë, prej orës 8: 30 – 12: 00 e përcillnim një sllovene, një kroate, një boshnjake e një boshnjak, një malazeze dhe tre shqiptarë . Në orën 9:30, bashkë me dy mësueset e gjermanishtes që e drejtonin kursin, shkonim për kafe në një restorant që gjendej krejt afër. Aty e shfrytëzonim rastin për biseda të ndryshme. Mësueset interesoheshin për fatin shumë të hidhur të popujve në Jugosllavi, pjesëtarë të të cilëve ishim edhe ne në atë kurs.
Një ditë prilli të vitit pasues, derisa po mbanim orë, trokiti dikush në derë. Në klasë u fut një njeri trupmadh. Ngjante të ishte serb.
- Ulu Gojko, - i tha mësuesja dhe na sqaroi se ai kishte ardhur ta merrte certifikatën që e kishte ndjekur kursin në grupin tjetër.
Gjatë pushimit në restorant erdhi për kafe edhe Gojko. I ra të ulej afër meje. Unë si zakonisht bisedoja me të tjerët, ndërsa Gojko iu drejtua mësueses me këto fjalë: "E shihni sa keq. Jemi nga një shtet, kurse kursin nuk e mbajmë bashkë".
Këmbëngulja e Gojkos për t'i bindur mësueset Betinën dhe Kristinën, se s'ishte mirë që qytetarët e një shteti nuk ishim së bashku në një kurs, më provokoi. U ktheva nga Gojko. M'u desh, ta drejtoja shikimin përpjetë, meqë për nja dy kokë ai ishte më i lartë se unë.
- Më duket se thatë që është shumë keq që nuk jemi së bashku në kurs?
- Pikërisht ashtu, - shprehu kënaqësinë që më tërhoqi edhe mua në atë bisedë. - Ne vijmë nga i njëjti shtet dhe nuk ka kuptim që ta ndjekim mësimin ndaras. Shumë keq, shumë keq i dashur koleg…e përfundoi pohimin duke më shikuar si një fajtor që po ia prishja bashkëjetesën në atë kurs.
- Ke të drejtë, - i thashë.
- E shihni? Edhe ky pajtohet me mua, - i tha Betinës duke mos e fshehur kënaqësinë që po gjente mbështetje nga unë.
- Para se të pajtohem plotësisht, kam një pyetje.
- Urdhëro.
- Janë bashkë njerëzit në shtetin prej nga vijmë unë e ti?
- Paj, ... Atje po bëhet luftë.
- E pra, që të jenë qytetarët e atij shteti këtu bashkë, atje, në vend duhet të jenë bashkë dhe të jetojnë në harmoni. Më thuaj të lutem: A mund të shkosh në Beogradin tënd nëpër Lubjanë e Zagreb ashtu siç ke shkuar edhe më parë.
- Jo, … Është luftë.
- E di ti se nga duhet të shkoj unë për në Kosovën time?
Gojko i rudhi krahët dhe e prishi fytyrën.
- Për të shkuar në Kosovë, mua më duhet të kaloj nëpër Austri, Hungari, Rumani, Bullgari dhe Maqedoni ose nëpër Itali, Shqipëri, Maqedoni. Nëpër Serbi … Gojko, ata që luftojnë ndërmjet vete nuk mund të rrinë bashkë.
- Nuk është bash ashtu. Unë rri e pi kafe edhe me shqiptarë.
- Edhe unë me ty po rri e po pi kafe, por kjo nuk do të thotë se u zgjidhën problemet. Më kot u bie në qafë njerëzve pse nuk rrinë bashkë. Faji është atje. Atje ku bëhen vrasje e therje.
- Nuk janë vetëm serbët fajtor. Fajtorë janë edhe kroatët, boshnjakët e ...
- Më thuaj të lutem kush po bombardohet: Beogradi apo Zagrebi?
- Zagrebi.
- Zagrebi pra. Po të ishte bombarduar Beogradi do kisha thënë se fajtorë janë kroatët, por po ndodh e kundërta. Puna po flet vetë Gojko.
Kroatja që ishte afër meje më përshpëriti: "Të lumtë!".
- Vetëm vazhdo kështu, - shtoi me zë të ulët edhe sllovenia që po e përcillte me vëmendje bsiedën. – Një drekë sot e ke nga unë.
- Në Bosnje ushtarët dhe paramilitarët serbë po therin gra, pleq, fëmijë si kafshë Gojko. Ti nuk kërkon që të ndalet lufta dhe të zgjidhen si duhet problemet, por po kërkon me pa të drejtë nga njerëzit që t'i nënshtrohen Serbisë. Po kërkon që të ulen e të rrinë pa të keq viktima e xhelatin.
- Boshnjakët bëjnë luftë të pakuptimtë. Ata janë sllavë.
- Po, sllavë janë.
- E shihni, - ju drejtua Betinës dhe mësueses tjetër që dëgjonin pa u përzier në bisedë. – Edhe ky thotë se atë janë sllavë. Boshnjakët bëjnë luftë fetare.
- Nuk është e vërtetë Gojko. Edhe rusët, polakët, sllovakët, kroatët, sllovenët e të tjerë janë sllavë, por janë bërë kombe. Edhe boshnjakët që kanë krijuar identitetin e tyre kombëtar nuk është e drejtë që ju t'i mbani me dhunë. Duan të dalin më vete dhe pikë. Vullnetin e tyre ata e kanë shprehur edhe me referendum.
- Jo shumica. Në referendum kanë dalë më pak se 50 për qind, por janë shtrembëruar faktet. Kanë nxjerrë rezultate false.
Edhe pse kisha argumente të pakundërshtueshme për vullnetin e boshnjakëve për t'u pavarësuar, vendosa t'i kundërvihem ndryshe.
- Po në Kosovë sa për qind kanë dalë në rerferendum për pavarësi.
- Qind për qind.
- Nuk është e vërtetë.
- Po sa?! – pyeti i hutuar, meqë nuk priste se do ta kundërshtoja.
- Si të them, nja nëntëdhjetë e tre për qind. Serbët, malazeztë, ndoshta edhe ndonjë pjesë e grupeve të tjera etnike nuk dëshirojnë të ndahen nga Serbia. Siç po e sheh, jo vetëm mbi pesëdhjetë për qind, por për shkëputje nga Serbia janë deklaruar mbi nëntëdhjetë për qind dhe prapë me tanke po shkilet vullneti i shumicës. Mos edhe këtu ka dallavere, shtrembërime e rezultate false?
- …, - Gojko u zverdh.
- Bukur, bukur, ashtu… - më nxiti përsëri kroatja.
- Vazhdo, vazhdo të lutem, - ia bëri edhe sllovenia e cila e afroi edhe më karrigen nga unë.
Betina, kolegia e saj dhe të pranishmit e tjerë sikur u shndërruan në veshë. Vetëm Gojko nuk ishte i qetë. Ai përpiqej ta shkundte trullosjen si boksieri pas nokautit.
- Gojko, - e mora përsëri fjalën, - në Bjelinë ushtria serbe po ther njerëz si kafshë. Mos e mbroj të keqen. Kundërviju.
- Ti nuk e njeh realitetin. Nuk ke të dhëna mbi atë se çfarë po ndodh atje.
- Gabon Gojko. Ky ka njohuri shumë të mira … Brenda këtyre muajve kemi biseduar shumë shpesh për ngjarjet në Jugosllavi, - foli Betina.
- Eh Gojko, Gojko. Gazetat po shkurajnë se në Bjelinë janë therur mbi një mijë veta. Në mesin e tyre edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, që kanë shkuar atje qoftë si furrëtarë apo si krah pune.
- I beson ti gazetave? Ato rrejnë. Unë jamë gazetar. Trembëdhjetë vjet kam punuar si korrespondent i Radiotelevizionit të Beogradit në Sarajevë.
- E besoj se gazetat rrejnë. Sidomos në këtë rast.
- E shihni, e shihni pra! – u këndell Gojko sikur ta kishte marrë një tush të freskët
pas asaj trullosjeje.
- Rrejnë Gojko, rrejnë. Madje shifra prej një mijë vetash është rrenë e kulluar. Ta
mbash Bjelinën një javë ditë të rrethuar me një ushtri dhe paramilitarë të armatosur deri në dhëmbë, t'i mbash qytetarët e saj duarthatë të rrethuar për një javë, të mos i lejosh një javë ditë të hyjnë në qytet jo vetëm anëtarët e qeverisë boshnjake, po as përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, shifra prej një mijë vetash nuk është aspak e saktë. Aty duhet të jenë vrarë jo një mijë, po nja katër a pesë mijë veta, por ç't'i bësh gazetat nuk e thonë të vërtetën, ato rrejnë.
Gojko që u trullos edhe më shumë bëri përpjekje të nxirrej nga situata.
- Nuk i kemi ne fajet. Fajet i kanë politikanët, udhëheqësit tanë, fajet i ka Millosheviqi.
- Millosheviqi?
- Po, - tha Gojko, cili e ndjeu veten pak të lehtësuar.
- Ti je gazetar. Mund të ma gjesh një shkrim ku je distancuar nga Millosheviqi. Mjafton vetëm një shkrim.
Në pamundësi për të mos gjetur një shkrim të tillë, Gojko s'dinte nga t'ia mbante.
- Ti je një ushtarë i mirë i Millosheviqit, - i thashë duke ia rrahur krahët. – Ju që jeni armiqësuar jo vetëm me shqiptarët, por me të gjithë popujt e hapësirës jugosllave kur ta humbni luftën ku do të shkoni?
"Vërtet Gojko" "Ku do të shkoni?" "Ku do të shkoni?" "Ku do të shkoni?" "…?"
- përsëriteshin pytjet nga të gjithë të pranishmit.
Gojko e humbi toruan. Si njeriu që mbrohet nga grerëzat filloi të mbrohej nga pyetjet që i drejtoheshin nga të gjitha anët. Më në fund mori forcë dhe përshpëriti duke e tundur kokën "Nuk e di".
Avni Dehari

... comment